Greqi, digjet një emigrant shqiptar, rrobat i gjenden pranë vendngjarjes

389
Një shqiptar u gjet i vdekur pasi kishte marrë djegie fatale në rrethana ende të paqarta. Viktima është një shtetas shqiptar EMIGRANT në Shqipëri. Policia e Greqisë nuk e konfirmoi identitetin e të ndjerit. Në Sirako, zonë e Ipiros pranë kufirit me Shqipërinë, në një pyll ku viktima kishte shkuar për shkak të punës si bari, kishte që dje që kryheshin kërkime, pasi të hënën familja e tij informoi policinë për zhdukjen. Burri u gjet i djegur në shkallë të lartë, kurse një pjesë e rrobave i kishte pak metra më tutje te një stan ku natën barinjtë mbledhin dhentë që kullotin gjatë ditës. Dyshimet e para janë se bariu ka qenë duke iu shmangur vapës ndaj ishte zhveshur pjesërisht dhe ishte shtrirë për t’u çlodhur. Mendohet se një zjarr që përfshiu pyllin e ka përfshirë duke i marrë jetën. Gjithsesi policia tha se po pret shkaqet e sakta që duhet të dalin prej autopsisë.
Sigal