Babai shtyp aksidentalisht me makinë djalin e tij 3-vjeçar, e ëma pa të gjithë skenën horror

687
Sigal

Një fëmijë, tre vjeç, ka humbur jetën, pasi u shtyp pa dashur me makinë nga babai i tij. Ngjarja ka ndodhur në Carmarthenshire, në Uells, ku fermeri Dewi Williams nuk e vuri re se djali i tij Evan kishte hapur derën e makinës, pak para tragjedisë së ndodhur në fermën e tyre.

Aksidenti u pa dhe nga nëna e Evanit, Sian dhe motra e tij më e madhe, të cilat gjithashtu ishte në anën e pasme të automjetit. Familja bujqësore po shpërndante 40 dele në një rimorkio kur aksidenti ndodhi.

Williams ishte duke kthyer rimorkion në një hapësirë ​​të vogël, ndërkohë që kishte marrë me vete edhe Sian për ta ndihmuar.

Një polic që heton aksidentin tha: Ishte e vështirë të kthehej, kishte pengesa në të dy anët. Gjatë manovrës për arsye të panjohura, Evan doli nga automjeti.

Në fund gjykatësi vendosi se vdekja e djaloshit ishte aksidentale.