Sarri mbron Higuain: Premier League kampionat i vështirë, a ju kujtohet Suarez?

423
190220 Fotboll, Europa League Soccer Football - Europa League - Chelsea Training - Cobham Training Centre, Cobham, Britain - February 20, 2019 Chelsea manager Maurizio Sarri with Gonzalo Higuain during training Action Images via Reuters/Tony O'Brien © BildbyrŒn - COP 7 - SWEDEN ONLY
Sigal

Gonzalo Higuain u transferua gjatë janarit në formë huazimi tek Chelsea në Londër, ku rigjeti trajnerin Maurizio Sarri me të cilin kishte shkëlqyer kur të dy ishin te Napoli. Megjithatë në Premier League, argjentinasi nuk po tregon të njëjtin nivel, teksa në 10 ndeshje që ka luajtur, ka shënuar vetëm 3 gola, duke mos lënë aspak shije të mirë.

Trajneri Sarri ka marrë në mbrojtje Higuainin, duke theksuar se do të dëshironte ta mbante akoma te Chelsea dhe duke shprehur bindjen që “El Pipita” do shkëlqejë në Londër.

“Do të doja shumë që Higuainin ta mbanim edhe për sezonin tjetër, por kjo varet shumë nga dy klubet. Ka shënuar vetëm 3 gola, por mund të përmirësohet në aspektin fizik dhe psikologjik. Mos harroni, edhe Suarez shënoi vetëm 4 gola në sezonin e parë me Liverpool, por në të dytin shënoi 24. Premier League nuk është asnjëherë e lehtë në fillim, ndaj duhet kohë për t’u përshtatur”, tha trajneri italian.