Suplementi Pena Shqiptare/ Rudina Papajani: Argument: Një rrugëtim mes dëshirave dhe çmendurive të moshës…

451
Sigal

Refleksion

Të ëndërrosh brenda vetes është diçka e bukur. Arrin të gjesh hapësira të mjaftueshme, për të provuar aftësinë krijuese. Apo të menaxhosh diçka spektakolare në idetë dhe impulset, që jeta të ofron. Shpesh këto ëndrra të bëjnë të ndihesh si “Liza në botën e çudirave”. Apo përrallat, që nuk zgjasin dhe të sotmen apo të nesërmen ta kthejnë në rutinë.

 Përkushtimi i një pune intensive apo një bashkëpunimi në grup, alternohet bukur me ëndrrën e fshehur në sirtar. Kërkimi i ideve të reja jep dëshirën e mire, ku ne plotësohemi për suksesin e pritur.

Çdo ditë e re na sjell ëndrrën, shpirtin e iniciativës, se ku duhet të fokusohemi “me këmbë në tokë”. Kjo, për të arritur perfeksionin, atë çelësin apo grintën, dëshirën e madhe, për t’u realizuar.

Natyrisht konkurrenca qëndron e pamëshirshme kundrejt ëndrrave, pasioneve, për të na këputur çdo hallkë apo nyjë lidhëse. Për të dëmtuar çdo lloj strategjie dhe detaje në dukje të parëndësishme.

Aty fillon obligimi, ecja dhe me këmbë hekuri, për të luftuar çdo seancë rutinë apo dyer që të përplasen në fytyrë. Finalizimi i një ëndrre ka shumë rrugë… Sfida zhgërryese, shtigje të minuara duke na intriguar, që të ecim përpara.

Një punë, një ëndërr e realizuar të mbush si një dekor me kënde të shumta e me fantazi të pa rrëfyer. E gjitha vjen si një garë me një finish shumë të largët…

Me një rrugëtim mes dëshirave dhe çmendurive të moshës. Tik-taku i jetës vazhdon si teatër i pashfaqur, ku ëndrrat, shpresat janë një rrëfim… Ku rolet ndahen në momentin e duhur.