Skema e trukimit të ndeshjeve

1199
Sigal

Miliardë dollarë lëvizin çdo ditë nëpër kompanitë e basteve. Fenomeni po shqetëson gjithë botën

Prokuroria shqiptare ka hapur një hetim të gjerë në lidhje me trukimin e ndeshjeve në futbollin shqiptar, ku në epiqendër është klubi i Besës dhe presidenti i saj, Nexhat Bizhdili, të dyshuar për të paktën katër ndeshje, për fiksimin e rezultatit të të cilave janë dhënë rreth 80 milionë lekë të vjetër. Në fakt, në Shqipëri kjo është hera e parë që kryhet një hetim i tillë, pavarësisht se në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë mbërritur në vazhdimësi raporte me informacione të hollësishme në lidhej me dyshimet e UEFA-s dhe FIFA-s. Trukimi i ndeshjeve dhe korrupsioni në sport, duket se ka formuar një binom me shtrirje ndërkombëtare, kjo jo vetëm për metodat specifike të korrupsionit, por dhe për numrin e njerëzve të përfshirë në të. Metodat në të cilën falsifikimi i rezultatit të ndeshjeve kryet, apo dhe kushtet legale, ekonomike dhe kulturore që lehtësojnë dinamikën kriminale të trukimit të ndeshjeve. Në fakt, skandalet janë shumëfishuar vitet e fundit, dhe në këtë nuk përfshihet vetme futbolli. Strategjitë e ndjekura dhe informacioni i mbledhur nga organet përkatëse kanë kuptuar më mirë mekanizmat dhe interesat e korruptuesve. Në të gjitha rastet, korrupsioni në sport përfshin falsifikimin e një ndeshje të dhënë. Por, si është e mundur të trukohet një ndeshje futbolli? Si është e mundur në ditë tona të trukosh një ndeshje, pa tërhequr vëmendjen e shikuesve të shumtë, që vëzhgojnë më shumë kujdes të gjitha aspektet e lojës? Në fakt, nuk ka rregulla shkencore për të shpjeguar sjelljen e lojtarëve apo drejtuesve, pasi në shumë raste nuk ka qenë një apo dy lojtarë, një apo dy klube, por disa.

Forma më tipike dhe thuajse e zbatuar në të gjitha rastet e korrupsionit në futboll është përfshirja e një numri lojtarëve, të cilët janë fushë dhe lejojnë pësimin e golave. Korrupsioni i një portieri dhe i të paktën një mbrojtësi mund të jetë i mjaftueshëm për të siguruar humbjen, pavarësisht se lojtarët e tjerë nuk duan ta trukojnë ndeshjen. Nëse për Shqipërinë ky është një fenomen i ri, në botë, fiksimi i ndeshjeve është shndërruar në një problem të madh ndërkombëtar. Para disa kohësh, zëvendespresidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Zheljko Siriç dhe kreu i komisionit të arbitrave, Stepjan Djedoviç, u arrestuan në lidhje me fiksimin e të paktën një ndeshjeje në kampionatin kroat. Në fakt, ka pasur arrestime të shumta në Europë, Afrikë dhe Azi, teksa zyrtarë sportivë dhe policë po përpiqen në vazhdimësi për të pushtuar futbollin nga skandali i fiksimit të ndeshjeve dhe blerjes së tyre. Sipas Kris Iton, grupet kriminale mund të kenë bërë deri në 2 miliardë dollarë në fiksimin e ndeshjeve në kampionatin italian në gjashtë vitet e fundit. Janë tri qendra anti-korrupsion të krijuara nga FIFA, në Singapore, në Amerikën e Jugut dhe në Lindjen e Mesme.  Në vitin 2008, u përfol jashtëzakonisht shumë se ndeshje gjysmëfinale e Kupës UEFA midis Zenitit të St.Petërsburgut dhe Bajernit të Munihit ishte e fiksuar, madje u fol se ajo ishte blerë nga mafia ruse, por autoritetet gjermane nuk ndërmorën asnjë hetim. Portalet në internet kanë treguar edhe si punojnë kompanitë e basteve për të marrë informacionet direkt nga fushat e futbollit. Ja si e shpjegon gazeta austriake “Kurier”: “Personi i porositur qëndron në fushë dhe flet anglisht ne telefonin e tij celular. 90 minuta, pa asnjë pushim. Të gjitha detajet e ndeshjes. Goditje këndi për ekipin vendas… Sulm për ekipin mik … faull për ekipin shtëpiak. Është një nga të shumtit. Në të gjitha stadiumet e Bundesligës në Austri, në çdo ndeshje, është dikush që raporton pambarimisht. Por, përse? “Pasi për çdo ndeshje unë paguhem me 50 euro. Jam marrë në telefon nga Azia, të cilët kanë nevojë për të dhëna. Nuk kam asnjë ide se përse do të përdoren këto të dhëna për statistikat futbolli”, – thotë njëri për telefonuesve për gazetën austriake. Në Bokum të Gjermanisë, në vitin 2009, nisën hetimin e tyre në lidhje me skandalin e basteve, të cilësuar sipas UEFA-s, si skandali më i madh i basteve, duke tronditur gjithë botën. Gjurmët e manipulimit të çojnë shpesh në Azi. Atje, kompani të caktuara mbledhin informacione futbollistike e statistika dhe nga ndeshjet e kategorisë së dytë austriake. Në Azi bastet direkt në internet janë të shumta dhe të një kategorie shumë të gjerë, duke përfshirë baste mbi kartonët e verdhë, goditje e ardhshme nga këndi, numri më i lartë i golave e një listë e pasur bastesh speciale online. Të gjitha të dhënat nga fusha jepen përmes telefonit, sistemit “Callcenter”, në një nga qendrat më të mëdha të përpunimeve telefonike, në Malajzi. Telefonuesi i ndeshjes nga Liga e dytë austriake tregon, që ai është rekrutuar në një forum futbolli, nga një agjent ndeshjesh që operon në Austri, Belgjikë, Zvicër dhe Gjermani. Nuk është rastësi që të katër vendet janë në listën e hetimeve të prokurorisë së Bokumit. Kompania e përpunimit të të dhënave janë shumë të përpiktë përsa i përket pagesave. “Ka një kërkesë të fortë për bashkëpunëtorë, të gjithë marrin dy herë në muaj para për punën që bëjnë”. Skandali europian i fiskimit të rezultateve në vitin 2009, përfshiu rreth 200 ndeshje nga nëntë vende europiane: Gjermani, Belgjikë, Zvicër, Kroaci, Slloveni, Turqi,  Hungari, Bosnië-Herzegovinë dhe Austri. Gjithashtu, në listën e dyshimeve ishin dhe 12 ndeshje në Ligën e Europës, tri në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që UEFA monitoroi 27 mijë ndeshje të zhvilluar në sezonin 2009-2010. Gazeta austriake “Kronen Zeitung” shkruante në një artikull të saj, ku shpjegonte truket e mafies së basteve, se shuma e mëdha nuk hidhen përmes internetit, por ato vendosen në Europën Lindore dhe Azi. Atje edhe një shumë prej 30 mijë eurosh për një bast tek, nuk konsiderohet diçka e jashtëzakonshme. Sipas faqes zvicerane, 20minuten.ch, se vendosja e basteve në Europë kap shumën e 350 miliardë dollarëve në vit, duke e bërë atë një biznes gjigant dhe të lakmueshëm për kompanitë ilegale të basteve, por dhe për mafien. FIFA ka ngritur tani sistemin e emërtuar “Sistemi i paralajmërimit të hershëm të FIFA-s”, ku kontrollohen mbi 29 mijë ndeshje në vit. Një sistem të ngjashëm ka ngritur edhe UEFA. Në Kinë është e ndaluar të vendosësh baste, por kompanitë ilegale arrijnë të qarkullojnë më shumë se 4 miliardë euro. Përgjithësisht, kompanitë kineze zgjedhin për të manipuluar ndeshje të kampionateve të dobëta, kur dhe është më lehtë të penetrojnë. Qindra nxënës raportojnë përmes SMS-ve për ecurinë e ndeshjeve.

Shkalla e manipulimit

Shkalla e manipulimit është, megjithatë, është e pakët. Ka të paktën dy variante, që përdoren për mashtrim në bastet e futbollit, dhe të cilat është duke punuar prokuroria e Bokumit për t’i zbuluar. Të dhënat “live” të ndeshjes përmes kompanive “Callcenter” më parë kalojnë të mafia e basteve, përpara se ato të publikohen në sistemin publik. Për shembull, një karton i kuq për ekipin vendas të dhënë në minutën e 57-të. Kartonët e kuq janë bast, mafiozi i basteve luan menjëherë për karton të kuq dhe ai më pas shënohet nga përpunuesi i të dhënave se ka ndodhur në minutën e 58-të, duke i mundësuar bastvënësit përfitimin e një shumë sipas koeficienteve të paracaktuar. Lojtarë, trajnerë apo dhe gjyqtarë, përpara se të fillojë ndeshja arrijnë midis tyre një marrëveshje në lidhje me ecurinë e takimit të parablerë, ku janë fiksuar edhe një radhë detajesh. Për shembull, një bast për kartonin e parë të verdhë gjatë ndeshjes. Lojtari i përzgjedhur bën “lojën e tij”, mban nga bluza në të parin dyluftim me kundërshtarin, dhe për këtë ndëshkohet me karton të verdhë. Mbi bazë të këtij shembulli ndërtohen edhe situata të tjera në ndeshjet që transmetohen live dhe publikohen për bastexhinjtë përmes një sistemi të dhënash të mbiquajtur “Betradar”.

Si pastrohen paratë e pista

 Bazuar në analizat e organizatës së sipërpërmendur dhe në përdorimin e futbollit si një sektor që shërben si një makinë e pastrimit të procedurave të aktiviteteve kriminale, kalimit të parasë përmes transaksioneve financiare, janë katër mundësi:

1. Zotërimi i një klubi futbolli

2. Tregu i transferimeve dhe pronësia e lojtarëve

3. Aktivitet me bastet

4. Të drejtat e imazhit, sponsorizimet edhe marrëveshjet e reklamave

TREGU SPORTIV

Kriminelët kanë treguar përshtatje në gjetjen e kanaleve të rinj të pastrimit të parave apo aktiviteteve ilegale në sport, duke e shndërruar atë në një aktivitet të pastër kriminal me rrezik të përhershëm. Me rritjen ekonomike të sportit, sidomos në dy dekadat e fundit, veçanërisht në futboll, paraja gradualisht nisi të ushtrojë influencë në botën e sportit. Ky influks i parasë pati efekte pozitive, por gjithashtu edhe konsekuenca negative.

Disa nga sportet më të mëdha me shtrirje botërore, si futboll, kriketi, basketbolli, hokeji në akull, kik-boksing apo mundja (sporte që tradicionalisht kanë pasur lidhje me krimin, për shkak të marrëdhënieve midis krimit dhe dhunës), sporte me vlerë të lartë (si ato me kuaj dhe garat me makina) janë të hapura për të pastruar paratë. Në listë janë përfshirë edhe transferimet e lojtarëve, sporte që u japin kriminelëve mundësinë të kthejnë paratë në jo-kesh asete, apo t’i konvertojnë në fatura të mëdha. Ky fakt parakupton se virtualisht çdo sport mund të jetë target i kriminelëve për shumë arsye. Është e vështirë të vlerësosh vlerën ekonomike të sportit. Duke iu referuar disa vlerësime në Europë, industria e sportit zë një vend prej 0.5 deri në 3.7 të produktit të Komunitetit Europian.

KOMPANITË E BASTEVE

Tregu i futbollit profesionist i është nënshtruar një rritje të madhe, falë procesit të komercializimit të tij që nga fillimi i viteve 1990. Paratë e investuara operohen kryesisht nga të ardhurat e të drejtave televizive dhe korpororatave investuese. Tregu i punës në futboll për lojtarët profesionistë, kontratat e tyre, transferimi nga një vend në tjetrin, çon edhe transferimin e parasë kesh nga një vend në tjetrin. Vënia e basteve në sport ofron një tjetër mundësi të jashtëzakonshme të “fluturimit” të parasë përtej kontrollit të trupit qeveritar. Falë strukturës së saj të veçantë ajo ofron mundësi të pafundme financiare për të rekrutuar klube, zyrtarë dhe lojtarë. Futbolli ka ndryshuar filozofinë e tij në nga një sport popullor në një industri globale, me një rritje ekonomike të jashtëzakonshme dhe funksione sociale në nivele të ulëta. Futbolli nuk shërben vetëm si burim të ardhurash për shumë njerëz, por gjithashtu edhe si një instrument për zhvillimet ekonomike sociale, edukimi. Përmes kësaj industrie janë zhvilluar shumë forma kriminale, përfshirë edhe pastrimin e parave.

Janë 38 milionë futbollistë lojtarë të regjistruar dhe 5 milionë gjyqtarë e zyrtarë

Përse zgjidhet futbolli?

Futbolli është sporti më i madh në botë. Janë 38 milionë futbollistë lojtarë të regjistruar dhe 5 milionë gjyqtarë e zyrtarë. Futbolli luhet në të gjithë botën dhe është sporti popullor në shumë vende. Gjeneron miliarda dollarë të ardhura. Ky sport është gjithashtu popullor edhe Rusi, vendet skandinave dhe në Europën Qendrore, në vende të tilla si Çekia. Mafia ruse ka shfaqur interesim të jashtëzakonshëm për hokejin, si gjatë së kaluarës sovjetike, tani, por dhe në vendet e tjera. Janë disa raste të gangsterëve rusë që përshirë në këtë lloj sporti. Bastet në internet për hokejin të lidhura me fiksimin e ndeshjeve, janë një tjetër mundësi për të pastruar miliona dollarë pa krijuar asnjë dyshim. Kampionati Botëror i vitit 2006 tërhoqi një audiencë prej më shumë se 1 miliard shikuesish ose 15 për qind të popullsisë së botës.

Bastet ilegale në futboll

Basti ilegal në futboll është një problem në Azi. Një raport i Interpolit ofron një ide për shkallën e përfshirjes së basteve në futbollin ilegal. 1300 persona janë arrestuar për dyshimin në bastet ilegale në një vlerë 16 milionë dollarë. Vlerësohet se shuma në total në tregun aziatik kap nj vlerë rreth 1.5 miliardë dollarë. Në vitin 2007, Interpoli arrestoi 400 persona, 272 bastvënës ilegalë dhe konfiskoi një shumë prej 680 milionë dollarësh të vëna në baste. Vetëm këtë muaj janë në skandalin qëe po shqyrtohet nga prokuroria e Bokumit arrestoi 19 persona.

Rrjet i organizuar në Europë

Sipas UEFA-s, ekziston një rrjet ndërkombëtar i krimit të organizuar pas ndeshjeve evropiane, të cilat besohen se janë të fiksuara për arsye bastesh. Ka ndeshje të nivelit të tretë që në një uebsajt bastesh kalon 100 mijë euro. Në turne më të mëdhenj steka ngrihet deri në 1 apo 2 milionë euro. Në shumë vende aktiviteti i këtyre kompanive nuk është mjaftueshëm transparent, punojnë një treg heterogjen dhe janë një miks kompanish private shtetërore apo kombëtare e ndërkombëtare. Edhe transferimet ndërkombëtare kanë një pjesë të tyre.

Katër burimet

Katër janë burimet kryesore të parave në futboll: të ardhurat nga shitja e biletave, të drejtat televizive, sponsorizimet (logot në fanella dhe përreth stadiumeve), të ardhura të tjera komerciale.

Tre faktorët

Janë shumë faktorë, që të kombinuara me njëri-tjetrin e bëjnë futbollin një nga sektorët më tërheqës për kriminelët. Tre janë identifikuar: financa, struktura dhe krijimi i popullaritetit.

Penetrim i lehtë

Tregu i futbollit është shumë i lehtë për t’u penetruar. Arsyeja kryesore mungesa e barrierave hyrëse në këtë sektor. Fansa futbolli nga të gjitha shoqëritë takohen në stadium.

Strukturë e komplikuar

Sektori është kompleks, ka një netuork të komplikuar aksionarësh, që ndërlidhen dhe janë të pavarur e me aktorë të ndryshëm. Janë në lojë korporata, sponsorë dhe televizione.

Status i privilegjuar

Futbolli ka një status, të cilin shumë njerëz dëshirojnë të jenë të lidhur. Kriminelët kërkojnë shpesh një status jashtë botës së krimit, dhe futbolli ua krijon këtë mundësi.

 Pronësia e klubit

Investimet në klubet e futbolli mund të përdoren për të integruar paratë me origjinë ilegale në sistemin financiar, apo në investimet me karakter asetesh. Klubet e futbollit janë identifikuar si makinat perfekte për pastrimin e parave.

Rastet

 1 – Rastet janë të shumta. Një i tillë: sponsorizimi i një klubi jo të ligës profesionale. Klubi është i mbërthyer në borxhe, nuk ka mundësi financiare për të paguar, këtë informacion e “dëgjon me dhembshuri” një biznesmen, i cili balancon deficitin.

 2 – Investimi në një klub në vështirësi financiare. Një klub A është në vështirësi, dhe kërkon ndihmë financiare për t’i shpëtuar Një grup i caktuar financiar i propozon fillimisht paketën ndihmëse, e më pas përmes blerjes së aksioneve bëhet edhe pronari i ri.

 3 – Investime të trafikantëve të drogës në klubet e futbollit. Një klub i vogël lokal ka nevojë të rritet në nivelin e kampionateve. Financimin e bën një trafikant i njohur, por që respektohet në ambient. Ai është dhe njeri popullor dhe me lidhje zyrtarësh.