Kategoria e Parë/ Vora mposht Burrelin, Elbasani nuk gabon në transfertë

35
Sigal

Elbasani dhe Vora u janë bashkuar sot grupit të skuadrave pretendente për ngjitjen në Superiore falë fitoreve që kanë siguruar në ndeshjet përkatëse në kampionat.

Elbasanit i ka mjaftuar një gol i Abaz Karakaçit në fundin e pjesës së parë për të fituar në transfertë përballë Lushnjës dhe duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve, i bashkohet Apolonisë dhe Besës.

Vetëm një pikë më pas i ndjek Vora, e cila ka mundur me shifrat 3-1 në shtëpi Burrelin, duke lënë pas zhgënjimin e javës së kaluar pikërisht përballë Elbasanit.

REZULTATET

LUSHNJA 0–1 AF ELBASANI

Karakaçi 45′

VORA 3–1 BURRELI

Qardaku 5′, Avdiu 14′, Raboshta 77′ / Fetaj 69′