Dramë në familjen e futbollistit të Tottenhamit, i vrasin vëllanë

327
Sigal

Christopher Aurier, vëllai i futbollistit të Tottenhamit, Serge Aurier, u qëllua për vdekje këtë mëngjes, në Toulouse, qytet në jugperëndim të Francës. Sipas burimeve policore, kur mbërriti ndihma e shpejtë 26-vjeçari ishte në gjendje të rëndë nga plagët që kishte marrë në bark.

Christopher Aurier ndërroi jetë sapo mbërriti në spital. Personi që e qëlloi është ende në arrati. Vëllai tashmë i ndjerë i futbollistit të njohur, gjithashtu luajti për PSG, por në kampionatet amatore.

Aktualisht ishte pjesë e Toulouse Rodéo, në Divizionin e 5-të. Ai e kishte filluar karrierën e tij te Lens, si vëllai i tij Serge, por pa mundur të kalonte në futbollin profesionist. Christopher Aurier ishte i skeduar nga policia për krīme të vogla.