Kroaci, shqiptarja fiton për herë të tretë mandatin e deputetes

332
Sigal

Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar për herë të tretë mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci.

Lekaj-Përlaskaj do të përfaqësojë përveç shqiptarëve edhe pakicat tjera.

Ka qenë vetë deputetja që e ka bërë të ditur fitoren e saj përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ku ka falënderuar përkrahësit, që edhe në ato momente i kishte afër.

“Ekipi fitues. Faleminderit të gjithëve”, shkruan ajo.