Goditi me grushte 41 vjeçarin, shofer i dehur, tre të arrestuar në Durrës

370
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona. Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej tyre ka rënë në pranga pasi në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin:

-F. Zh., 25 vjeç, banues në Kavajë, pasi më datë 05.07.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.—

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

-R. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Renault”, pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, duke i shkaktuar dëme materiale.

-A. Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 1.30 mg/l, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plāgosja e rëndë me dashje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.