Engjëll Musai: Rama dhe Thaçi nuk kanë as moral dhe as ideale për tokën e shenjtë që quhet Atdhe!

347
Sigal

Engjëll Musai

Drejtor i Gazetës “Telegraf”

Më në fund duket se “byrekut po i hapen petët”.  Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka bërë publike pas akuzave që atë e kryqëzuan si ideatori i ndarjes së Kosovës dhe pjesë e strategjisë në lojën për copëtimin e Kosovës dhe krijimin e trazirave në Ballkan, të cilat nëse do të realizoheshin do të krijonin trazira të përmasave të jashtëzakonshme.  Ai denoncoi  me zë dhe figure, emrat e këtij pazari në të cilët përfshihen treshja Thaçi-Vuçiç dhe Rama. Mirë Edi Rama njihet si personazh që nuk njeh  as fe, as shtet, as dhëmbshuri për trojet e Kombit, po Thaçi, pse iu bashkua nismës Rama-Vuçiç ?! Presidenti Thaçi, nuk duhej të harronte gjakun e luftëtarëve të UÇK-së, gjaku i të cilëve ende nuk është tharë prej plumbave të kasapëve të Millosheviçit dhe masakrave të çetnikëve të Arkanit. Por këta sikurse thotë një fjalë e urtë popullore, nuk kanë turp. Por edhe nëse duket sikur kanë, këta turpin e hanë me bukë.  Edi Rama, Thaçi dhe kompani nuk kanë as moral, nuk kanë as ideale për tokën e shenjtë që quhet Atdhe. Për karrigen majë fronit të lartë dhe pasurimin e tyre, këta shndërrohen në makiavelë. Ndaj sikurse thoshte dikur Çurçilli, këtyre palaçove duhet t’u presim këmbët e karriges dhe me forcë t’i çojmë në gjykatën e Hagës e të japin llogari si tradhëtarë të vendlindjes. Rilindasi i madh Sami Frashëri, i cili njihet edhe si enciklopedisti dhe parashikuesi më i madh i kohrave dhe trevave shqiptare do të thoshte: “Ay shqiptar që lë vëllezërit e tij e ndahet nga shqiptarët për t’u bashkuar me armiqtë e Shqipërisë i hequr prej besës, ay është tradhëtar, është armiku i kombit e mëmëdheut. Të këtillë, shqiptarë më mirë të mos jenë se të jenë.” Ndaj dhe sot kur shikon dhe lexon deklaratat e ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, për prapaskenat e kryeqeveritarit të Tiranës Edi Rama  dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të krijohet bindja se këta nuk janë gjë tjetër, veçse të shpifur, injorantë, dhe të keqpërdorur, lërpirës jo vetëm nga goja, por edhe të prapanicave të atyre manjatve që i sollën dhe po i mbajnë në pushtet, duke vjedhur dhe grabitur popullin e tyre, duke harruar qumështin dhe bukën e kësaj toke që i lindi dhe i rriti. Qeveritarët e Tiranës dhe Prishtinës po jetojnë si ato mizat nën bishtat e kuajve, duke helmuar çdo ditë gjakun e Kombit Shqiptar, për interes të antishqiptarëve dhe oligarkëve që zaptuan pasuritë që zoti dhe natyra na i fali në vendin më të artë mes Europës dhe Mesdheut. Janë një tufë derrash të pangopur që shkretojnë, ndotin dhe vjedhin pasurinë nëntokësore dhe mbitokësore, në det, në fusha dhe në male. Këta politikanë të fëlliqur, harrojnë që kjo tokë është vaditur me gjakun e shqiptarve brez pas brezi, që nga koha e Ilirëve, Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe deri në luftën e Forcave Aleate të NATO-s për çlirimin e Kosovës martire. Vendosja e traut midis dy popujve të një Kombi është pjesë e pabesisë kombëtare dhe hajdutërisë, që për interesa të të huajve, ndajnë me barrikada vëllezërit të një trualli dhe të një gjaku.