Prof. Jordan Daci: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Presidenti i Republikës nuk është noter, sikurse thotë ‘rilindja’

318
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Pas Komisionit të Venecias që më dha të drejtë për dekretet e Presidentit Ilir Meta dhe kryerjen ose jo të shkeljeve nga ana e Presidentit të Republikës, etj, Gjykata Kushtetuese sapo më paska “dhënë” të drejtë në idetë e mia, që Presidenti i Republikës ka të drejtë të vlerësojë meritat e emërimit  të një ministri nga Kryeministri, domethënë, edhe të refuzojë dekretimin e një ministri, pasi kjo kompetencë ndahet midis Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit dhe nuk i takon vetëm Kryeministri.  Pra, Presidenti nuk është noter, sikurse thotë ‘rilindja’. Kjo nuk përkthehet sikurse po pretendon ‘rilindja’ se, Presidenti duhet të shprehet në çdo rast dhe e vendos Kuvendi, por Presidenti vlerëson sipas bindjes së tij dekretimin ose jo, përsa i takon fakteve, që ai mendon si të rëndësishme. Juristëve, që nxirrte ‘rilindja’ për të mbrojtur kapjen e shtetit, u lind nevoja të kthehen të mësojnë prapë të Drejtën Kushtetuese! Një bravo për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, që kanë treguar integritet dhe profesionalizëm!