Krizë në Ukrainë/ Qytetarët nuk kanë më ushqim, po sulmojnë njëri-tjetrin

136
Sigal

Qindra mijëra njerëz në qytetin ukrainas të Mariupolit janë në mes të një krize humanitare “gjithnjë e më të rëndë dhe të dëshpëruar.

Sipas oraganizatës së Kryqitë të Kuq, ata nuk kanë më ushqim, ujë, ngrohje, energji elektrike apo kujdes mjekësor.

Në një mesazh audio të regjistruar të mërkurën, nënkryetari i delegacionit të organizatës Sasha Volkov përshkroi kushtet e tmerrshme në qytet.

“Shumë njerëz raportojnë se nuk kanë ushqim për fëmijët e tyre,”-tha Volkov.

Njerëzit filluan të sulmojnë njëri-tjetrin për ushqim. Njerëzit kanë filluar të prishin makinat e të tjerëve për t’i marrë benzinën.

Të gjitha dyqanet dhe farmacitë janë plaçkitur disa ditë më parë, tha ai, dhe njerëzit janë sëmurur për shkak të të ftohtit.

Strehimet në bodrume janë vetëm për fëmijët dhe nënën e tyre. Të gjithë të rriturit dhe fëmijët e tjerë mbi dymbëdhjetë vjeç flenë në zyra, ka treguar ai.