“Çmimet na prekin të gjithëve!”- Protestë dhe në Tepelenë kundër rritjes së çmimeve

145
Sigal

Protestave kundër rritjes së çmimeve në vend i janë bashkuar dhe qytetarët e Tepelenës. Më të paktë në numër se në qytetet e tjera ata janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të kërkuar nga qeveria marrjen e një plani masash për të frenuar rritjen e çmimeve.

Me pankarta në duar “Çmimet na prekin të gjithëve” dhe me thirrjet “Rama ik” ata shprehin indinjatën kundër situatës ekonomike në vend.

Kujtojmë se protesta po zhvillohen dhe në qytetet e tjera të vendit, si Tiranë, Durrës, Lushnjë, Shkodër, Fier dhe Lezhë.

Qytetarët janë të unifikuar në qëndrimin e tyre dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit përpara se kriza e çmimeve të agravojë.