Rritja e çmimit të naftës, Rama paralajmëron miratimin e një Akti Normativ: Masa drastike ndaj furnizuesve

218
Sigal

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk merret qeveria me çmimet në treg, duke iu referuar rritjes së çmimit të naftës, ndërsa sot ndryshoi mendim. 

Kreu i qeverisë, në një dalje në Facebook, teksa jashtë zyrës së tij protestojnë mijëra qytetarë, ka bërë të ditur se do të ndërmerren masa drastike ndaj atyre që abuzojnë me çmimin e naftës, duke paralajmëruar sidomos furnizuesit.

Rama tha se në 48 orët në vijim do të miratohet një Akt Normativ që do të frenojë çdo tendencë për spekulim me çmimin e naftës.

Kryeministri vuri në dukje se furnizuesit e naftës do të jenë në tavolinë me qeverinë për të përcaktuar çmimet dhe për të ndaluar çdo abuzim me to.

“Unë njoh aq shumë familje shqiptare se si jetojnë njerëzit, dhe askush nuk mund të më japë leksione mua se si jetojnë njerëzit. I dëgjoj me shumë respekt dhe përgjegjësia për të udhëhequr ngrihet mbi përgjegjësi dhe fakte dhe nuk mund të drejtohet që hidh një hap dhe më pas shkohet në greminë.

Përderisa nafta është një mall, dhe përderisa ku vend është në luftë dhe lufta ka ardhur me çmimin e naftës.

Do të ndërhyjmë për të frenuar çdo tendencë spekulative dhe brenda 48 do të krijojmë një plan dhe akt normativ. Furnizuesit e vendit do të jenë në tavolinë me qeverinë dhe marzhi i fitimeve do të përcaktohet në atë tavolinë dhe do të flitet për të gjitha aspektet deri te pika fundore e shitjes”, u shpreh Rama.