Kishte shpërndarë në FB ftesën për protestë për çmimet te Rruga e Arbërit, shoqërohet gazetari

343
Sigal

Policia ka shoqëruar në komisariat një gazetar në qytetin e Bulqizës.

I shoqëruar në komisariat ka përfunduar gazetari Sami Curri. Kjo, për shkak se ai kishte shpërndarë në rrjetet sociale, ftesën për protestën e sotme të qytetarëve për rritjen e çmimit të naftës në Rrugën e Arbrit.

Pas 1 orë proteste në Rrugën e Arbrit mes 2 lagjeve të Bulqizës dhe në Qafën e Buallit, dhjetëra qytetarë janë shpërndarë paqësisht.

Gazetari Sami Curri po mbahet në komisariatin e policisë në  Bulqizë.