Moti i keq, në Rumani mbyllen shkollat, portet e trenat, në Britani humb jetën 15-vjeçarja

434
Rreshjet e dendura të deborës dhe temperaturat e ulta kanë përfshirë tashmë një pjesë të madhe të Europës. Situata më e rënduar paraqitet në Britaninë e Madhe, ku një vajzë 15 vjecare humbi jetën pasi një dallgë gjigande e përplasi në det. Temperaturat e ulta dhe mos-marrja e ndihmës së shpejtë në momentin e duhur, bënë që ky incident të kishte një fund tragjik. Në shumë zona të vendit rreshjet e dëborës kanë bllokuar qarkullimin ndërkohë që qeveria ka kërkuar që qytetarët të tregohen të kujdesshëm.
Në Rumani, ku qeveria është detyruar që të bllokojë dhjetëra rrugë. Gjithashtu, në këtë vend janë mbyllur shkollat, portet dhe 20 trena pezulluan aktivitetetin e tyre. Autoretietet njoftuan se në disa zona pati edhe ndërprerje të energjisë. Për të menaxhuar situatën, ministria e Brendshme ka angazhuar plot 6.000 oficerë, borëpastrues dhe zjarrfikse.
Në Bullgari, termometri shënoi -10 gradë celcius ndërkohë që rreshjet e dëborës arritën deri në 38 centimetër në disa rajonë të vendit. Edhe këtu autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të evitojnë daljet e shpeshta nga shtëpia si dhe të bëjnë kujdes gjatë lëvizjeve të tyre.
Në Maqedoni, temeperaturat e ulta e kanë vështirësuar së tepërmi rrugëtimin e emigrantëve që synojnë të mbërrijnë në Europën perëndimore. Mjekët shprehen se gjëndja e tyre vijon të përkeqësohet, ndikuar nga mungesa e ushqimit dhe e medikamenteve.
Në Europën Perëndimore situata paraqitetet shumë kompani fluturimesh kanë anuluar fluturimet e tyre, ndërkohë që edhe në Turqi ka patur probleme të njëjta. Vetëm kompania “Turkish Airlines” anuloi 246 fluturime.
Ngrica dhe rreshjet e dëborës kanë prekur edhe vende të tjera të botës. Në Tokio të Japonisë pati mjaft vonesa në sistemin e metrove, ndërkohë që transporti urban ishte i mbipopulluar. Më shumë se 117 persona u detyruan që të shkojnë në Spital, për shkak të rrëshqitjeve apo rrëzimin si pasojë e ngricave. Në disa zona, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë.
Sigal