Kriza e refugjatëve, De Maizer: Ska më dyer të hapura

499
Vijon të rritet presioni brenda Gjermanisë dhe njëkohësiht edhe përcarja brenda koalicionit të madh qeverisës së kancelares gjermane Angela Merkel për krizën e klandestinëve, e cila ka çuar në kolaps jo vetëm Gjermaninë por edhe të gjithë Bashkimin Europian. Ministri i Brendshëm gjerman Tomas De Maizer ka dekalruar për mediat vendase se kontrollet kufitare të vendosura për herë të parë në shtator të 2015 nuk do të hiqen në të ardhmen e afërt. Në një prononcim për radion MDR, Demaizer tha se nuk arrin të parashikojë momentin apo kohën se kur mund të happn dyert. Deklarata e De Maizer pason kritikat e aleatit kryesor të Merkel në qeverisje, Horst Seehofer, njëkohësisht lideri i Partisë CSU, i cili i dha një ultimatum kancelares, duke i kërkuar që të marrë masa të menjehershme për të ulur numrin e azil-kërkuesve që vijnë cdo ditë në Gjermani.

Deklarata e De Maizere bie ndesh me atë të minitrit të jashtëm Frank-Ëalter Steinmeier, i cili tha se mbyllja e kufijve nuk zgjidh krizën e klandestinëve. Shtajmajer tha madje se kjo ide është një gënjeshtër e madhe, kurse Ministri i Transporteve gjatë kësaj jave tha se Gjermania duhet të bëhet gati të mbyllë kufijtë. Ndërkohë vetë Merkel, e shpallur njeriu i viti dhe që po përballet me sfidën më të madhe në karrierën e saj politike, sipas mendiave gjermane ka denoncuar vendimin e austrisë fqinje për të vendosur një kufi në numrin e kërkesave për azil. Kancelari austriak Verner Fajman tha se numri i kërkesave do të jetë i kufizuar në 1.5% të popullsisë austriake gjatë katër viteve të ardhshme. Sakaq, Donald Tusk, i ka dhënë afat dy mujor BE-së për zgjidhjen e krizës dhe për të shpëtuar Schengenin.
Sigal