Kriza në Ukrainë, Hollande: Shansi i fundit për paqen,Putin:S’duam luftë

465
Sigal

Akordi për paqen në Ukrainë mes BE-së,SHBA-së dhe Rusisë duket se është ende larg. Një konkluzion më të qartë për krizën në Ukrainë e ka bërë presidenti francez Francois Hollande i cili shprehet se ”Nëse propozimi jonë për paqen do të dështojë i vetmi skenar që mbetet është lufta”.

Edhe kancelarja gjermane Merkel nuk duket shumë optimiste. Nga konferenca e sigurisë në Mynih për krizën në Ukrainë Merkel deklaroi:
“Nuk mund të them se takimi I së premtes pati sukses por tentative ia vlejti. Ne duam të forcojmë sigurinë në Europë së bashku me Rusinë. Është thelbësore për tu përballur me sfidat ndërkombëtare siç janë armët e shkatërrimit në masë dhe terrorizmi dhe për këtë ne duhet të marrim vendime edhe në bashkëpunim me Rusinë nëse është e mundur. Kufijtë duhen respektuar dhe janë popujt që do vendosin për të ardhmen e tyre”

Këto deklarata të kancelares i referohen takimit për Ukrainën të zhvilluar në Kremlin me Putin e Hollande. Por nëse Berlini dhe Parisi janë pesimistë në mënyrë paradoksale Moska duket optimiste.”Nuk duam të luftojmë me askënd por duam të bashkëpunojmë ka thënë presidenti rus Putin. Ndërkaq luftimet në terren vijojnë të shkaktojnë viktima. Nga përplasjet e fundit raportohet të jenë shkaktuar 10 viktima,5 civilë dhe 5 ushtarë ukrainas.