Kosovë: Jahjaga viziton komunën e përmbytur të Shtimes

550
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar sot komunën e Shtimes, njëra nga komunat më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit. Jahjaga është pritur nga kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, i cili e ka njoftuar me gjendjen e përgjithshme në komunë, bën të ditur Zyra e Presidentes. Më pas, Jahjaga ka vizituar fshatrat Davidovc, Rashincë e Muzeqinë, ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe ka biseduar me banorët, shtëpitë dhe pronat e të cilëve kanë pësuar nga vërshimet.

“Kam ardhur këtu që të vizitoj komunën e Shtimes, së bashku edhe me kryetarin, që të jem afër qytetarëve tanë. U njoftova për së afërmi nga kryetari i komunës për gjendjen, e cila ka qenë këtyre ditëve të fundit nga reshjet, për dëmet që janë shkaktuar në komunën e Shtimes. Unë po ashtu gjatë ditës së djeshme jam dëgjuar me telefon me kryetarin, por edhe me kryetarë të tjerë të komunave të Gjakovës, Lipjanit e të tjera”, – ka thënë Jahjaga.
Sigal