Europa solidarizohet me Greqinë marshim paqësor në disa qytete

400
Mijëra protestues nga qytetet e Europës kanë shprehur solidaritetin e tyre lidhur me krizën greke dhe referendumin që po mbahet sot për me reformat dhe marrëveshjen me kreditorët. Protestues në kryeqytetin portugez të shtunën me pankarata “Jo presionit Europian mbi Greqinë” apo “Përkrahje Greqisë” në duar kanë marshuar në rrugë duke shprehur solidaritet dhe duke berë thirrje për votë “JO” në referendum.
Marshim paqësor pati dhe në sheshin ‘Placa de Saunt Jaume’ të Barcelonës me pankarata “OXI” reformave shtënguese të BE. Gjithashtu marshime ka patur edhe në Australi, Danimarkë,Itali,Paris etj në mbështetje të shtetit helenik në këto ditë të vështira ekonomike që po kalon.Këto marshime kanë lënë gjurmë edhe në rrjetet sociale ku persona postojnë foto apo krijojnë faqe për të mbledhur sa më tepër njerëz rreth që ti bashkohen nismës në mbështetje të Greqisë.Kujtojmë këtu edhe një detaj, shumica e turistëve në ishujt e Greqisë janë nga Europa
Ndërkohë ka nisur referendumi dhe Greqia po voton duke vendosur kështu ‘vetë; fatin e saj në të ardhmen. 
Sigal