​Parakalim në nderim të turistëve çekë tek Piramida në orën 20:00

1822
Vrasja e çiftit të turistëve çekë mbrëmjen e së premtes në Dukagjin, tronditi të gjithë opinionin publik shqiptar, aq sa shpesh herë në komentet në rrjetet sociale u dënua “prerja në besë” e turistëve.
Për t’u solidarizuar me humbjen tragjike të jetës së Michal Svatoš dhe Anička Kosinová, qytetarët e Tiranës kanë organizuar një parakalim në heshtje me qiri dhe lule në duar.
Parakalimi do të nisë në orën 20:00 tek “Kambana e Paqes” pranë Piramidës ku do të vendosen lule dhe qirinj në shenjë faljeje për dy turistët.
Parakalimi do të vijojë më tej edhe tek ambasada e Çekisë në vendin tonë, ku qytetarët, në shenjë solidarizimi do të vendosin edhe aty qirinj dhe lule, si dhe do të shfaqen mesazhe për nder të viktimave. 
Sigal