Dulet e PBDNJ dhe Bollanot e OMONIA-s, tundën “këmbanën” e pronave të Himarës tek zyra e Janullatosit

579
Sigal

Gazeta Telegraf/


Nis ofensiva e “citateve” kërcënuese
greke ndaj Shqipërisë nga diplomacia, politika dhe ushtria, në lojë edhe
“zarat” e tyre në Shqipëri

 

 

Përparim HALILI

 

Nuk e sajojmë ne këtë lajm, por e
kanë njoftuar vetë drejtuesit e PBDNJ dhe të Shoqatës Omonia, nëpërmjet një e-maili
dërguar edhe mediave shqiptare, ku thuhet se dje pasdite, në datën 2 dhjetor do
të zhvillonin një “meshë” nacionaliste greke në mjediset e Kishës Ortodokse në
Tiranë, e cila njihet edhe si “Kisha Janullatos”. Çudia është, se në njoftimin
zyrtar të dërguar  prej partisë që
drejtohet nga ish-dhjaksi i Janulltasotit, deputeti i parlamentit shqiptar Vangelis
Dules (sipas pasaportës greke që ka marrë), thuhet se këtë takim e organizon
pikërisht kjo parti, e cila deklarohet se mbron minoritetet në Shqipëri, por që
realisht e praktikisht mbron vetëm minortarët grekë, shpërfill emigrantët
shqiptarë në Greqi dhe nuk belbëzon kur cenohen të drejtat e punës, të fjalës,
të integrimit, të strehimit, të shkollimit e lëvizjes së lirë të minoriteteve të
tjera që janë në Shqipëri. Kjo parti me logo mbrojtjen e të drejatev të njerit, por me program të shpallur tashmë
në shërbim të frymës ultrancionaliste të shtetit e politikës greke, nuk ka
folur asnjë fjalë për 154 vrasjet e emigrantëve shqiptarë të vrarë prej policisë
greke. Nuk thotë asnjë fjalë për detyrimin që grekët u bëjnë shqiptarëve për të
ndryshuar, emër e mbiemër, kombësi e fe! Nuk thotë asnjë fjalë, kur shteti grek
ndalon çamët të shkojnë në trojet, banesat dhe tokat e tyre, madje edhe u gris
pasaportën, simbol kushtetues shtetëror shqiptar! Dje, në vazhdim të
“programit” të tyre poltik e shoqëror, Dulet e PBDNJ dhe Bollanot e OMONIA-s,
tundën “këmbanën” e pronave të Himarës tek zyra e Janullatosit. Në fakt,
zhvilluan një takim “pune” për të çuar më tej misionin e tyre në mbështetje të politikave
të shtetit e politikës greke, madje edhe interesa ultranacionalsite deri me
progandë për çkombëtarizim të shqiptarëve me regjistrime false, për të sajuar popullsi
dominuese me kombësi greke në Shqipëri, kur në fakt ka veçse një minoritet me
350 të moshuar, të mbetur nëpër fshatrat e braktisur të Dropullit dhe në Tiranë
që ka mbetur “1 autobus” me anëtarë të partisë së Dules!

 

Ja njoftimi i PBDNJ, dërguar edhe
në “Telegraf”

 

Përshëndetje!

Sot, më
datë 2 dhjetor 2016, ora 18:00, në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse
“Ngjallja e Krishtit”,
 Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) në bashkëpunim me
organizatën OMONIA, Aleancën për Mbrojtjen e Pronës së Bregdetit (AMPB),
Bashkimin Himarjot të Amerikës, si dhe Bashkimin Himarjot të Athinës, organizon
takim të hapur me temë “Jo
grabitjes së pronave, pro zhvillimit dhe integrimit në BE! “, me
qellim informimin e publikut. Në
këtë takim do jenë të ftuar Eurodeputet, Deputet të Parlamenti grek etj.

 

Përse
“këmbana” e pronave të Himarës, tundet tek zyra e Janullatosit…!

 

Sipas
njoftimit, ky takim ka si temë kryesore, çështjen e pronave të Himarës, ndaj dhe
i janë bashkuar edhe disa pronarë tokash në Himarë, të cilët po e këkrojnë të
drejtën e tapive nëpërmjet propogandës greke, përfaqësuar në Shqipëri nga Dulet
e Bollanot, ndërkohë që nga Greqia ulërijnë deputetë, ministra, gjenelarlë
ushtrie, priftërinj e kushdo që aktiviohet prej tyre! Le të mblidhen e të
flasin, po përse takimin për pronat e Himariotëve, për hapjen e negociatave të
Shqipërisë me BE dhe për “Veting”-un, i “bekojnë” tek zyra e Janulltoasit?! Thuhet
se në “meshën” greke antishqiptare, ishin të pranishëm edhe eurodeputë, deputetë
të Parlamenti Grek e disa priftërinj që iu lutën Zotit që… “Greqia të ndihmojë
Shqipërinë” dhe të shpëtojë pronat e himariotëve nga grabitja dhe ruspat e
shtetit shqiptar!