Vijon moti me diell, si do të ndryshojnë temperaturat sot

50
Sigal

Edhe sot vendi do të jetë nën dominimin e temperaturave të larta.

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat lindore por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet det dallgëzim deri në 2 ballë.