I vihet tritoli një biznesi në Radhimë, detajet e para

53
Sigal

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur gjatë natës së djeshme në ambientet e një lokali në Radhimë të Vlorës.

Shpërthimi ka ndodhur në lokalin e quajtur “Odeon 2”.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 19.05.2022, rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë, Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuare eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.