Koronavirusi shkakton 109 viktima brenda 24 orëve në Turqi

339
Sigal

Turqia është vendi i shtatë me numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi në botë duke numëruar gjithashtu edhe mjaft viktima.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 109 viktima duke e çuar në 2 600 numrin total të të vdekurve.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me COVID-19 në Turqi u rrit në 104 912, pasi 3 122 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin në 24 orët e fundit.