Mesazhi i Presidentit Meta: Koha për heqjen e barërave të këqija (VIDEO)

458
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur t’i përkushtohet pastrimit të kopshtit këtë fundjavë.

Në një video të publikuar në Facebook, Presidenti shfaqet me një  korrëse bari.

Videoja e Metës, i veshur sportiv dhe duke punuar, brenda pak minutave është parë nga mijëra qytetarë duke u kthyer në virale. Por veç mesazhit të një Presidenti ndryshe, kositja e barit duket se ka dhe një simbolikë tjetër.

Në pranverë pastrohen kopshtet nga barërat e këqija, për t’u dhënë mundësi bimëve të dobishme që të rriten. Duket se heqja e barërave të këqija nga Presidenti lidhet dhe me situatën në vend, kur “barërat” dhe “bimët” e dëmshme janë më shumicë dhe kanë nevojë për “kositje” të rëndë.

Video e publikuar nga Presidenti i Republikës

Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!

Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!

Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 25. April 2020