Koronavirusi nuk ndalet, mbi 203 mijë viktima dhe 2.9 milionë të infektuar në të gjithë botën

303
Sigal

Numri i personave të infektuar dhe personave që humbin jetën nga koronavirusi sa vjen dhe rritet.  Deri më tani në të gjithë botën numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën është 2 922 063

Ndërkohë sipas Worldometers numri i viktimave ka arritur në 203 307. Shtete e Bashkuara të Amerikës  vijojnë të jenë vendi me numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave me koronavirus deri më tani. Në SHBA kanë humbur jetën 54 265 dhe 960 896 janë konfirmuar të infektuar.

Italia është vendi i dytë në botë porsa i përket numrit të viktimave ndërsa e dyta për numrin e të infektuarve qëndron Spanja.

Në Itali deri më tani nga Covid 19 kanë humbur jetën 26 384, në Spanjë 22 902, Franca me 22 245 dhe Britania me 20 319.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,632. Ndërkohë në Shqipëri deri më tani numri i personave të infektuar me koronavirus është 712, dhe 27 persona kanë humbur jetën.