Shkon në 28 numri i viktimave në Shqipëri, nga koronavirusi

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. News 24 bën me dije se pacienti ka ndërruar jetë në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ai kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese, si diabet dhe hipertension.

Viktima ishte shtruar më herët në Sanatorium, por u transferua në spitalin Infektiv dhe më pas sërish tek COVID 2, pasi gjendja e tij u rëndua. Ende nuk dihet mosha e pacientit që ka ndërruar jetë.

NOA

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 712 raste me COVID-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 28 persona (përfshi edhe viktimën e sotme).