Pse shumë prej nesh janë duke vuajtur në ditët e izolimit?

390
Sigal

Të duket sikur nuk po bën asgjë? Je i mërzitur pa asnjë arsye? Ka të ngjarë të jesh duke përjetuar “fajin e bllokimit”. Shumë nga ne kanë pasur këto 45 ditë, kohë më shumë se kurrë në jetë. Kohë për të nisur një hobi të ri, kohë për të lexuar më shumë, kohë për të ndryshuar shtëpinë dhe për rregullime të vogla. Dhe po ashtu shumë prej nesh nuk kanë bërë asgjë.

Dr Elena Touroni, një psikologe, konsulente shpjegon se brenda çdo njeriu gjendet një kritik i brendshëm. Tek disa është më i fortë e te të tjerë më i butë. Ditët në izolim, daljet me fasha orare (në disa shtete) dhe fundjavat totale në izolim i kanë bërë njerëzit të mendojnë dhe reflektojnë më shumë. Zëri brenda vetes bëhet më i ashpër dhe për rrjedhojë ndikon në gjendjen emocionale.

Pra, një gjendje jo e mirë herë emocionale e herë edhe psikologjike, nuk është thjesht për shkak se na mungon jeta jashtë shtëpisë.

Meqë jemi duke jetuar në periudha shumë të pasigurta dhe stresuese, të bërit presion mbi veten është gjëja e fundit që duhet të bëjmë.

Kështu që gjëja më e mirë nuk është t`i bësh vetes presion për të bërë ato që sugjerohen lart e poshtë në media e Instagram. Gjëja e duhur është të bësh gjithçka që do vetë.