“Kërcet” arma në Podujevë, dy persona të plagosur

120
Sigal

Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë të Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se me këtë rast dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, derisa në vendin e ngjarjes po vazhdojnë ekzaminimet. Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Të plagosurit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor derisa policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, tha Borovci.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se të shtënat me armë kanë ardhur nga një makinë në lëvizje.