Të paktën dy të tretat e gjermanëve mirëpresin faktin që
kancelarja gjermane Angela Merkel do të kadidojë në zgjedhjet që pritet të
zhvillohen vitin e ardhshëm, sipas një sondazhi të publikuar sot.
Sipas
sondazhit “Politbarometer” të zhvilluar për televizioni publik ZDF, “64 për
qind e gjermanëve mbështesin vendimin e Mrekelit”.
“Ky
vendim mbështetet gjithashtu nga 89 për qind e përkrahësve të partisës së saj
të qendrës së djathtë Unioni Kristian Demokrat (CDU)”, thuhet në këtë sondazh.
Vetëm
33 për qind e gjermanëve janë kundër kandidaturës së katërt të kancelares.




















