Kongo/ Shembet stadiumi gjatë koncertit, 11 të vdekur e dhjetëra të plagosur

103
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kongo gjatë një koncerti në stadiumin “Martyr” në kryeqytet.

Një pjesë e stadiumit ku qëndronin u shemb, duke lënë të vdekur 11 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Shkak i shembjes u bë mbipopullimi i pjesës së stadiumit. Sipas Reuters, në stadium ishin më shumë se kapaciteti maksimal prej 80 mijë personash.

Shumë prej qytetarëve që kishin shkuar të ndiqnin koncertin e këngëtares Fally Ipupa, u afruan pranë seksionit VIP, duke kaluar forcat e sigurisë.

Mbipopullimi ka bërë që ajo pjesë e stadiumit të shembej.