Kabul/Kryebashkiaku ndalon gratë të shkojnë në punë

38
epa09467558 Internally displaced Afghan families visit a health camp at their temporary shelters at a park in Kabul, Afghanistan, 14 September 2021. The Taliban said on 14 September that the United Nations should help them in assisting nearly 3.5 million Afghans return to their homes after having been displaced inside the country due to violence. The statement comes after UN High Commissioner for Refugees Filippo Grandi met the foreign minister in the Taliban's interim government, Amir Khan Mutaqi. The international community has expressed its concern over the violation of the rights of women and girls, and has sought to highlight the lack of food security in a country which has been hit by a severe draught that could destroy crops. EPA/STRINGER
Sigal

Punonjëset e administratës publike sot nuk mundën të shkonin për të punuar në Kabul, në atë që duket se do të jetë një tjetër diskriminim gjinor i talebanëve. Kryetari i ri i kryeqytetit afgan ka kërkuar nga gratë që të qëndrojnë në shtëpi. Talibanët “e panë të nevojshme të parandalonin gratë që të punonin për një kohë”, shpjegoi Hamdullah Nomany.

“Për pozicionet që mund të zëvendësohen nga burrat, ne u kemi thënë grave të qëndrojnë në shtëpi derisa situata të normalizohet. Pagat e tyre do të paguhen,” shpjegoi ai. Në Kabul, një e treta e 3,000 punonjësve të bashkisë janë gra.

Namony tha se punonjësit u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi në pritje të vendimit të mëtejshëm. Ai shpjegoi se janë bërë përjashtime për gratë që nuk mund të zëvendësohen nga burrat, duke përfshirë disa punonjës në departamentet e projektimit dhe inxhinierisë dhe punonjëset e banjës publike për gratë. Kryebashkiaku nuk specifikoi se sa punonjës femra u detyruan të qëndrojnë në shtëpi. Gjithashtu sot pati protesta të vogla jashtë ministrisë së çështjeve të grave, (e zëvendësuar nga talebanët me një ministri “për respektimin e virtytit”), ndërsa një grup tjetër grash mbajti një konferencë shtypi për të kërkuar të drejtat e tyre. Dje shkollat ​​e mesme u rihapën, përsëri vetëm për nxënësit dhe mësuesit meshkuj.