Jeroen Dijsselbloem: Qeveria greke pranon pjesëmarrjen e FMN-së në planin e shpëtimit

451
Qeveria greke pranoi pjesëmarrjen e FMN-së në planin e ri të ndihmës, deklaroi sot presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, para një takimi të ministrave të Financave të 19 vendeve të zonës euro në Bruksel.
Ministri grek i Financave, Euclide Tsakalotos, më ka konfirmuar se qeveria greke pranon se është e nevojshme që FMN-ja të bëjë pjesë në proces”, theksoi Dijsselbloem, gjithashtu ministri holandez i Financave, pasi u takua me homologun grek.
Sigal