Ja si duket 1 ton heroinë kushton 57 milionë dollarë

512
Forcat e Sigurisë turke kanë sekuestruar më shumë se një ton heroinë të fshehur në një anije me flamurin e Republikës Demokratike të Kongos që po udhëtonte në ujrat ndërkombëtarë.

Kjo është ngarkesa më e madhe e kapur kohët e fundit në Turqi, bëri të ditur policia.

Forcat detare turke, rojet bregdetare dhe forcat speciale morën pjesë në aksion duke bllokuar 40 thasë me 1. 071kg heroinë.

Droga ishte fshehur në pjesët e anijes. Nëntë anëtarë të ekuipazhit janë ndaluar në operacionin që nisi mbrëmjen e 2 qershorit dhe heroina është transportuar drejt bazës Marmaris në jugperëndim të Turqisë.

Droga ka vlerën e 57 milionë dollarëve tha policia, citon Reuters.

Turqia është një ndër ndër rrugët kryesorë të trafikut të heroinës nga Afganistani drejt Europës.
Sigal