Elvir Maloku, edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kombëtare U-21. Në bazë të kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit dhe vetë futbollistit drejtuar Departamentit të Statusit të Lojtarit në FIFA për aktivizim dhe federim me ekipet kombëtare të Shqipërisë, FIFA ka dhënë miratimin përfundimtar.
Pra, futbollisti Maloku të mund të luajë për Shqipërinë. Ky lojtar është aktivizuar më parë me kombëtaret e moshave në Kroaci, prandaj ishte i domosdoshëm konfirmimi i FIFA-s, nëse mund të luante me Shqipërinë.
Tashmë Elvir Maloku mund të vihet menjëherë në shërbim të ekipit kombëtar U-21 dhe të trajnerit Alban Bushi për eliminatoren e radhës, kundër Estonisë.