Trajneri i Nottingham i del në mbrojtje Muricit

294

Aventurën e tij të re tek skuadra e Nottingham Forest, Arijanet Murici nuk e nisi siç e kishte imagjinuar.

Gardiani i portës kosovare ishte protagonist i dy episodeve që i shkaktuan disfatën klubit  të tij.

Këto gafa bënë që kundrejt tij të vinin një lumë kritikash.

Megjithatë trajneri i skuadrës së Nottingam, Sabri Lamouchi, i ka dalë në krahë portierit 20 vjeçar.

“ Gjatë një ndeshje duhet të jesh i qetë dhe i fokusuar. Duhet të adaptohesh me lojën, por mos harroni se Muriç është vetëm 20-vjeç. Do të bëjë përsëri gabime. Kur gabon portieri ekipi pëson gol, ndërsa kur humbet rast sulmuesi apo mesfushori është ndryshe”, tha trajneri i Notingamit.