Italia, dekret për rimëkëmbjen. 70 miliardë euro për bizneset dhe qytetarët

292
Sigal

Qeveria italiane pritet të miratojë në fund të muajit prill një dekret të ri, që ka për qëllim nisjen e rimëkëmbjes së vendit pas shkatërrimit ekonomik dhe social që solli koronavirusi. Qeveria e Giuseppe Contes planifikon një shifër financiare prej 70 miliardë eurosh, me të cilën do i vihet në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve.

30 miliardë euro do të përdoren për likuiditetet për kompanitë e goditura nga pandemia e COVID-19.

Do të shtyhen gjithashtu taksat dhe kontributet.

Për bizneset e mbyllura parashikohet një ndihmë për këto dy muaj nga 600 deri në 800 euro.

Qeveria planifikon të përfshijë edhe një bonus për të gjithë ata italianë që do të zgjedhin të kalojnë pushimet e verës brenda vendit, për të ndihmuar në ringjalljen e industrisë së turizmit.