Botohet Akti Normativ: Falen gjobat, kthehen lekët, patentat dhe makinat

578
Sigal

Është botuar në Fletoren Zyrtare, Akti Normativ që parashikon faljen e gjobave dhe kthimin e lejeve të drejtimit ndaj qytetarëve të ndëshkuar për shkeljen e karantinës gjatë periudhës së pandemisë. Në akt parashikohet që të kthehen mbrapsht për qytetarët edhe paratë që ata kanë paguar për gjobën që u është vendosur. Këto para do të disbursohen nga buxheti i shtetit. Gjithashtu, qytetarëve të cilëve iu bllokua makina gjatë kësaj periudhe, do të mund t`u kthehet përsëri mbrapsht deri në datën 15 maj.

Më poshtë i plotë Akti Normativ.

AKT NORMATIVNr. 16, datë 17.4.2020

Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkuestë vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid-19. Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI: Neni 1 Falja e masave administrative

Falen të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse, për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra nëkuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, duke filluar nga momenti i konstatimit të kësaj sëmundjeje në territorin e Republikëssë Shqipërisë deri në datën 17.4.2020.

Neni 2

Kthimi i detyrimit të masës administrative me gjobë

Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar, për masat administrative me gjobë, merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuarshuma, me urdhër të nëpunësit të parë autorizues, dhe kalohet në mënyrë automatike në llogarinë bankare të individit ose në mungesë të saj kjo shumë i dërgohet institucionit shtetërorqë ka vendosur masën me gjobë për t’ia dorëzuar subjektit përfitues.
Të gjitha institucionet shtetërore duhet të dërgojnë listat e personave ndaj të cilëve është vendosur masa administrative me gjobë, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshmepër kthimin e saj brenda datës 30 prill 2020.
Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetërorqë ka vendosur masën administrative me gjobë të bëhet brenda datës 15 maj 2020.4.
Mënyra dhe rregullat e hollësishme të kthimit të shumave të paguara përcaktohen meudhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Neni 3 Kthimi i lejeve/licencave dhe i mjeteve të bllokuara, në zbatim të masaveadministrative

Të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, përjashtuar ato të parashikuara në nenin 2, të këtij akti normativ, si lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brendadatës 15 maj 2020 te subjekti përfitues.
Ngarkohen titullarët e secilit prej institucioneve shtetërore, që kanë vendosur masaadministrative sipas këtij neni, të nxjerrin udhëzimet përkatëse për përcaktimin e mënyrës sëkthimit të detyrimit të falur.
Neni 4 Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.