Ky lojtar shitej 200 mln euro, pas koronavirusit nuk do vlejë as 35 mln euro

407
Sigal

Koronavirusi ka goditur në aspektin ekonomik të gjitha fushat e jetës dhe midis tyre edhe botën e futbollit.

Një nga vendet e prekura nga koronavirusi si në jetë njerëzore ashtu edhe në fushën ekonomike është edhe Franca.

Eurodeputeti Daniel Cohn-Bendit për të treguar gjendjen ekonomike në Francë ka marrë si shembull futbollistin Kylian Mbappe.“Për shkak të koronavirusit, Kylian nuk do të vlejë më shumë se 35-40 milionë, jo më 200. Kjo krizë do të zhdukë mungesën e arsyes nga sporti profesionist. Është si të kishte ndodhur një sulm nuklear dhe të na duhej të rindërtonim gjithçka nga e para, por mbi baza të tjera. Duhet të spastrojmë sistemin e menaxherëve, të atyre që bëjnë marrëveshje të çmendura në botën e futbollit: nuk besoj se lojtarët luajnë më keq vetëm sepse paguhen më pak”, është shprehur Bendit.