Sigal

Policia italiane ka zbuluar një laborator të sofistikuar që përdorej si serë marijuanë dhe në pranga kanë rënë tre persona, mes të cilëve edhe 31 vjeçari Klajdi Vuksani me origjinë shqiptare.

Laboratori i zbuluar në një magazinë në rrugën Da Vinci a Malo, përdorej për paketimin dhe  mbjelljen e drogës të llojit marijuanë. Në brendësi të saj policia ka gjetur 10 kile marijuanë me një vlerë tregu 100 mijë eurosh, dhe 500 rrrënjë të mbjella marijuanë gati për prodhimin e ri.

Gjatë kontrollit, siç raportojnë mediat italiane tre persona janë arrestuar nga policia, të cilët ndodhen në qeli në pritje të marrjes në pyetje.

Aksioni i policisë ndodhi gjatë të hënës dhe i kapi në befasi tre të arrestuarit në serën e Da Vinçit, 31 vjeçarin Michael Robert Visona nga Valdagno, 31 vjeçarin Danienle Massignani nga Brogliano, 31 vjeçarin Klajdi Vuksani me origjinë shqiptare banues në Valdagno.

Shqiptari Klajdi Vuksanin rezulton të jetë me preçedentë penalë, në vitin 2009 kur ai ishte 22 vjeç u arrestua nga karabinierët e qytezës së Valdanos në Provincën e Vincencës (Vincenza), sepse i gjetën gati 1.5 kg hashash.

Kur karabinierët tentuan të kontrollonin banesën e Klajdit, e gjithë familja e tij; babai, nëna dhe motra u përleshën me karabinierët duke u shkaktuar dy prej efektivëve të rendit plagë të lehta. Familja shqiptare tentoi të ndalonte karabinierët të kryenin kontrollin e banesës.