Sigal

“Më jep paratë, përndryshe e di se çfarë ndodh, vjen shqiptari dhe mjerë ti dhe familja jote”.

Ky është kërcënimi më i fundit që një 33 vjeçar nga parma, prej më shumë se një muaj, i ka bërë partneres së tij të mëparshme, 29-vjeçare nga Mantovano. E kërcënuara, nga frika se diçka mund të ndodhte me të, por edhe familjes së saj, nga vitit 2016, deri në fund të gushtit ka derdhur në xhepat e torturuesit të saj një total prej më shumë se 5.000 euro.

Në qoftë se ajo nuk do të paguante, atëherë, njeriu nuk do të ngurronte të kërcënonte babanë asaj, me të cilin vajzë kishte shkuar për të jetuar.

Pas denoncimit të vajzës, polici prangosi dje në parkingun e një supermarketi në Reggina, njeriun, që kishte shkuar për të marrë dhe posedonte 300 eurot më të fundit të marra vetëm nga viktima.

Image