Sigal

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë ka dënuar me forcë dhunën e ushtruar ndaj sipërmarrësit Andrea Zoga.

Në një komunikim për shtyp ky institucion u ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese që të gjejnë dhe të vënë para ligjit personat që kanë kryer aktin. “Çdo ushtrim dhune në çdo formë është një goditje e rëndë për biznesin, duke krijuar pasiguri dhe mungesë besimi për të investuar në vendin tonë”, thuhet më tej në deklaratë.

Dhoma e Tregtisë Tiranë ka thënë se do të mbledhë asamblenë e saj ku do të dilet me një qëndrim të përbashkët të mbështetje të sipërmarrjes dhe dënimin me forcë të akteve të tilla të dhunës.