Janë edhe universitetet më 2 mars, zoti President!

674
Sigal

Prof.Dr. Besnik Gjongecaj

Nën peshën e një kërcënimi biologjik vrastar që një virus po i bën njerëzimit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka identifikuar një kërcënim tjetër, njësoj fatal si i pari. Një kërcënim që nuk i adresohet njerëzimit, por demokracisë së një populli të vogël në Ballkan, shqiptarëve. Ky kërcënim nuk vjen nga një virus. Madje, as nuk ka të bëjë fare me trupin e njeriut, as nuk e sulmon atë. Edhe përmasat e tij janë të tjera. Fusha e betejës gjithashtu. Madje ky kërcënim i ri fringo, pra ky kërcënim thellësisht shqiptar, nuk i përket fare mikrobotës, aq më shumë asaj biologjike. Presidenti i Republikës paralajmëron kërcënimin e demokracisë së vendit nga autoritari i Tiranës. Nga njeriu që në pozitën e kryeministrit të vendit po kërcënon zhbërjen e Kushtetutës, zbrazjen e saj nga substanca sunduese. Presidenti i Republikës po paralajmëron gjymtimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vënien e saj nën sundimin politik të autoritarit të Tiranës. Autoritari i Tiranës, ose njeriu që thotë se është dy metër i gjatë, ka zëvendësuar virusin dhe po kërcënon popullin e tij me rikthim te diktatura. Tragjikisht, dhunshëm, sa askush tjetër në kohën e Shqipërisë post diktatoriale.

Është në konceptin tim që Kushtetuta e një vendi nuk kërcënohet vetëm atëhere kur sulmohet gjykata që garanton sundimin e saj në demokraci. Për fat të keq ka edhe rrugë të tjera, kërcënimet e heshtura, pa bujë, shkaktojnë plagë edhe më të rënda se kërcënimet e hapura; plagë më të thella se kërcënimet që paralajmërohen.

Është në konceptin tim që Kushtetuta e një vendi nuk kërcënohet vetëm atëhere kur sulmohet gjykata që garanton sundimin e saj në demokraci. Për fat të keq ka edhe rrugë të tjera, madje jo të bujshme, megjithëse edhe më kërcënuese, më të drejtpërdrejta. Madje madje, ato që nuk duken, kërcënimet e heshtura, pa bujë, shkaktojnë plagë edhe më të rënda se kërcënimet e hapura; plagë më të thella se kërcënimet që paralajmërohen. Jo vetëm Kushtetutës. Kjo do të ishte ndoshta edhe dhimbja më e vogël. Më të thella janë plagët që i shkaktohen popullit që jeton me besimin te Kushtetuta. Kështu ndodhi me ligjin për Arsimin e Lartë z. President i Republikës. Ai ligj u projektua në kundërshtim me nenin 57 të Kushtetutës, pra në kundërshtim me autonominë e universiteteve publike si institucione. Askush nga politika nuk e denoncoi këtë shkelje. As opozita, tragjikisht. Ka ndodhur nw vitin 2015, në skenën politike të të cilit ka qenë e njëjta opozitë që kemi edhe sot, e cila, pasi projektligji i mbështetur nga maxhoranca kaloi në parlament, e kishte shumë të thjeshtë ta dërgonte atë, Ligjin, në Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo ishte funksionale në atë kohë. Dhe këtë nuk e bëri, megjithë thirrjet dëshpëruese të shumë universitarëve nga të katër anët e vendit.  Ndërsa sot, me një qetësi krimbërore, e njëjta opozitë konfirmon se gjëja e parë që do të bëjë kur të marrë pushtetin është abrogimi i ligjit të Arsimit të Lartë!? Duke bërë sikur nuk kupton se që nga dita kur refuzoi ta dërgojë Ligjin në Gjykatën Kushtetuese e deri më sot, universitetet publike të këtij vendi po i nënshtrohen një poshtërimi mesjetar, të cilin nuk e kemi parë në asnjë periudhë të Shqipërisë së pas luftës së dytë botërore. Dhe nëse bëjmë analizën e variancës, pra nëse mundohemi të gjejmë peshën relative të faktorëve që po rrënojnë universitetet e sotme publike, Ligji është ai që e dominon këtë rrënim. Ai që e ka çuar sistemin universitar publik në prag të kolapsit, asgjësë.

Presidenti i Republikës paralajmëron kërcënimin e demokracisë së vendit nga autoritari i Tiranës. Nga njeriu që në pozitën e kryeministrit të vendit po kërcënon zhbërjen e Kushtetutës, zbrazjen e saj nga substanca sunduese. Presidenti i Republikës po paralajmëron gjymtimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vënien e saj nën sundimin politik të autoritarit të Tiranës.

Çfarë ka ndodhur, atëhere? Akoma më shumë: A është ligji i Arsimit të Lartë në shkelje të Kushtetutës? Nëse po, çfarë përmbajtje ka kjo shkelje, ky gjymtim? Këto janë disa nga pyetjet që, megjithëse kanë marrë tashmë përgjigje të qarta nga universitarët, akoma edhe sot e kësaj dite nuk janë reflektuar nga politika.

Ligji i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor: Është Qeveria që qeveris universitetet publike, jo universitarët

Çdo ligj reflekton një standard të caktuar dhe meqënëse Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e Evropës, ligji për universitetet duhet të reflektojë modelin evropian të arsimit të lartë, të paktën thelbin e tij, pa hequr dorë, sigurisht, nga specifikat dhe historia e formimit të universiteteve në këtë vend.

Standardi i qeverisjes së një universiteti ose, sikur Ligji të ishte në përputhje me nenin 57 të Kushtetutës

 Qeverisja e një universiteti është kombinim i llogaridhënies së jashtme të universitetit (external accountability) ndaj qytetarëve, financuesve dhe qeverisë (pra ndaj atyre që quhen stakeholders), me manaxhimin e brendshëm të burimeve materiale, financiare dhe njerëzore (ajo që quhet ”internal management”). Ky standard aplikohet vetëm kur politika e një vendi vendos që universitetet të shndrrohen në institucione autonome, dmth vetëm kur ky parim vendoset në Kushtetutën e vendit dhe universitetet marrin pushtetin (përgjegjësinë) dhe paranë e nevojshme për të zgjidhur problemet që lindin brenda tyre. Në këtë rast, si llogaridhënien ashtu edhe komunikimin me Qeverinë, por edhe me shoqërinë në përgjithsi, universiteti e realizon nëpërmjet Bordit të Jashtëm. Përveç kësaj strukture, Ligji i jep universitetit edhe mjetet me anë të të cilëve ai qeveris vetveten, por edhe formaton llogaridhënien e tij të jashtme. Këto mjete (mekanizma) janë kontrolli i cilësisë,  modeli i financimit, madhësia dhe delegimi relativ i pushtetit, checks and balances, etj. Bordi i Jashtëm kontrollon se si universiteti i përdor këto mjete në zhvillimin e tij dhe nga ana tjetër, vetë universiteti, e shfrytëzon Bordin e Jashtëm për të komunikuar me shoqërinë në përgjithsi dhe për t’i treguar asaj, përmes raportimeve të hollësishme, se ç’po ndodh brenda tij. Bordi i Jashtëm ka përbërje mikse: të jashtëm (përfaqwsues të Qeverisë dhe të shoqërisë në përgjithwsi) dhe të brendshëm (universitarë të zgjedhur). Të jashtmit kanë shumicë absolute në Bord. Rektori është pjeswmarrës, por jo me të drejtë vote. Pas adoptimit përfundimtar të tij, Bordi i Jashtëm shndërrohet në Bord Qeverisës (Governing Board), në kuptimin që Rektori jep llogari, tani e tutje, jo vetëm para universitarëve, por edhe para tij. Në këtë skemë fare qartësisht ruhet i paprekur koncepti i autonomisë universitare: të vetmit përgjegjës për marrjen e vendimeve brenda universitetit janë universitarët dhe askush tjetër.

 

Në vend që të qëndrojë jashtë universitetit (Bordi i Jashtëm) dhe të kontrollojë përmes mekanizmave të përmendur performancën e universitetit, Qeveria hyn brenda universitetit dhe e komandon atë në çdo hap të tij te Bordi i Administrimit. E gjitha kjo nulifikon autonominë institucionale të universitetit në të tri dimensionet e saj: si autonomi strukturore, financiare dhe administrative

Tragjikisht, politika e ka parë suksesin e saj jo te zhvillimi i universiteteve, te mendimi i rafinuar dhe i lirë, por te rrënimi i tyre. E keqja e ka motivuar politikën që ta vendosë në Kushtetutë autonominë universitare, si kusht të zhvillimit të sistemit universitar. Ja pse, zoti President, universitetet e këtij vendi kanë kohë që e presin 2 marsin

Manipulimi i standardit, ose universitete pa autonomi dhe në shkelje të artikullit 57 të Kushtetutës

Ligji i Arsimit të Lartë i miratuar në vitin 2015 nuk e parashikon Bordin e Jashtëm, dhe e bën këtë qëllimisht. Qëllimi i Ligjit nuk është përfshirja e tij, por deformimi i standardit. Ajo që ka ndodhur në Ligj në raport me standardin është intriguese: Bordi i Jashtëm nuk ekziston dhe prandaj, përgjegjësitë e tij janë transferuar te një strukture e brendshme e universitetit, që në Ligj quhet Bordi Administrativ. Është fjala për një skemë manipulimi, dhe jo shumë të thjeshtë. Ky Bord përbëhet nga universitarë dhe të jashtëm, por meqënëse raporti në përbërjen e tij varet nga “pronësia financiare”, atëhere i bie që Qeveria të ketë shumicën, dhe nga ana tjetër, sipas Ligjit, asnjë autoritet universitar nuk mund të ketë anëtarësi te kjo strukturë. Pyetjet vijnë me radhë: kujt i jep llogari Bordi Administrativ për administrimin e universitetit: Rektorit? Jo; Qeverisë? Jo, sepse “Qeveria” është brenda tij, madje e kryeson atë, pra Qeveria nuk mund t’i kërkojë llogari Qeverisë?!. Atëhere, kujt? Sigurisht, askujt. Në vend që të qëndrojë jashtw universitetit (Bordi i Jashtëm) dhe të kontrollojë përmes mekanizmave të përmendur performancën e universitetit, Qeveria hyn brenda universitetit dhe e komandon atë në çdo hap të tij te Bordi i Administrimit. E gjitha kjo nulifikon autonominë institucionale të universitetit në të tri dimensionet e saj: si autonomi strukturore, financiare dhe administrative. Artikulli 57 pika 7, i Kushtetutës së Shqipërisë (Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj) për shkak të këtij manipulimi, qëndron atje, në Kushtetutë, si një stoli që universitarët nuk e patën kurrë.  Si një Kalë Troje i dërguar për t’i hedhur hi syve ndërkombëtarëve dhe demonstruar fëlliqësisht para tyre të ashtuquajturën “hijeshi” të demokracisë shqiptare.

Ligji i Arsimit të Lartë i miratuar në vitin 2015 nuk e parashikon Bordin e Jashtëm, dhe e bën këtë qëllimisht. Qëllimi i Ligjit nuk është përfshirja e tij, por deformimi i standardit. Bordi i Jashtëm nuk ekziston dhe prandaj, përgjegjësitë e tij janë transferuar te një strukture e brendshme e universitetit, që në Ligj quhet Bordi Administrativ. Është fjala për një skemë manipulimi

Në vend që të qëndrojë jashtë universitetit (Bordi i Jashtëm) dhe të kontrollojë përmes mekanizmave të përmendur performancën e universitetit, Qeveria hyn brenda universitetit dhe e komandon atë në çdo hap të tij te Bordi i Administrimit. E gjitha kjo nulifikon autonominë institucionale të universitetit në të tri dimensionet e saj: si autonomi strukturore, financiare dhe administrative

Z.President i Republikës! Të vendosura nën thundrën e Qeverisë dhe të lloj lloj halabakësh, universitetet publike të këtij vendi kanë pësuar deformimin më të thellë në krejt historinë e formimit të tyre. Aq sa çdo gjë që “bie” në territorin e universiteteve publike shqiptare, edhe sikur të jetë me përmbajtje demokratike, moderne, bëhet copë e çikë sapo takon këtë territor. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë edhe për zgjedhjet universitare, të cilat priten të ndodhin së shpejti. Nëse në një universitet tjetër në botën demokratike aplikimi i tyre do të thellonte më tej demokracinë universitare, në universitetet e këtij vendi nuk sjell gjë tjetër vetëm një gjymtim të ri të tyre. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të marrëdhënies më të çuditshme që politika e një vendi ka inxhinjeruar me universitetet e tij. Prej kohësh politika ka adoptuar me universitetet publike të këtij vendi kontratata në thelbin e të cilave nuk ka qenë besa, por e kundërta, pabesia. Tragjikisht, politika e ka parë suksesin e saj jo te zhvillimi i universiteteve, te mendimi i rafinuar dhe i lirë, por te rrënimi i tyre. E keqja e ka motivuar politikën që ta vendosë në Kushtetutë autonominë universitare, si kusht të zhvillimit të sistemit universitar, dhe ta shkelë përbuzshëm në realitetin e qeverisjes së saj. Ja pse, z. President, universitetet e këtij vendi kanë kohë që e presin 2 marsin. Sepse ka kohë që universitarët presin të marrin universitetet e rrëmbyera pabesisht nga politika. Kanë kohë që presin që universitetet e tyre të çlirohen përfundimisht nga e keqja.