Eksperti i përgjigjet Ramës me grafikun që tregon 4 herë më shumë vdekje

284
Sigal

Kryeministri Edi Rama deklaroi sërish sot se spitalet në Shqipëri janë si në vendet perëndimore.

Ai tha se numri i infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi është nën mesataren e rajonit.

Por eksperti Erion Dasho i postoi grafikën e INSTAT, që tregon se tremujorin e tretë ka pasur 1300 vdekje më shumë, shumica e të cilave dyshohet se kanë ardhur nga koronavirusi.

“Presidenti i Tanzanisë (në kohën kur spitalet në vend ishin të mbushur përtej kapacitetit): Nuk ekziston koronavirusi!

Turkmenistan: Ata që deklarojnë se COVID ekziston rrezikojnë arrestimin dhe burgosjen.

Kryeministri i Shqipërisë: infektimet nën mesataren e rajonit, humbje jete nën mesataren e rajonit (ndërkohë policët e vet arrestojnë qytetarët në vend që t’i gjobitin sipas ligjit).

Po grafikut këtu që tregon se janë katër herë më shumë vdekje nga COVID se sa raporton ministria si t’ja bëjmë?!

Me kë ngjan më tepër kryeministri ynë?! Me presidentin e Tanzanisë apo me atë të Turkmenistanit?” shkruan Dasho