“Një shaka që të bën për të qarë”, Shehu-Ramës: Tymosja e kanabisit nuk të shpëton nga koronavirusi

371
Sigal

“Një shaka që të bën për të qarë”. Të paktën kështu e cilëson paralajmërimin e Ramës për legalizim të kanabisit për arsye mjekësore ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.

Gjatë një intervistë për Ora News, Shehu thotë se si mjek me profesion  nuk ka dijeni që tymosja e kanabisit të shëron nga koronavirusi, përkundrazi.

Shehu: Tragjikomike deri në fund. Dua ti them kryeministrit se nga sa di unë dhe nga sa kam lexuar unë, tymosja e kanabisit nuk të shëron nga koronavirusi, nuk e ndalon koronavirusin përkundrazi e thellon se shkatërron pulmonet. Tymosja e kanabisit nuk është shpëtim nga koronavirusi. Kryeministri duhet të koncentrohet, të mos hedhë të tillë fishekzjarre dhe shashka qoftë dhe për të tërhequr vëmendjen nga gjendja e vështirë që është sot.