Makina përplas çiftin e të moshuarve në Fier, nisen me urgjencë në spital

215
Sigal

Një aksident ka ndodhur në Fier, mbrëmjen e sotme.

Një makinë ka përplasur një çift të moshuarish, të cilët janë transportuar në spital, por nuk dihet ende gjendja e tyre.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Etc”, shtetasi L. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Seat” ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. B., dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.