Sigal

Presidenti i Monzas, Nicola Colombo ka konfirmuar se ai do t’ia shesë 95 për qind të aksioneve të klubit të tij ish-pronarit të Milanit, Silvio Berlusconit.

Monza është pjesë e Serisë C në Itali nga Colombo, familja e të cilit për çudi e kishte në pronësi Milanin para Berlusconit.

“Jemi pajtuar t’i shesim 95% të aksioneve, ndërsa do t;i mbajmë 5% për vete”, tha Colombo për II Giorno.

Ai njoftoi se tani gjithçka është në duart e Berlusconit.

“I kam dorëzuar të gjitha të dhënat. Në këtë moment, negociatat janë në duart e Berlusconit”, tha ai.