Dy pistat e vrasjes së Armando Beqirit, flet shqiptari i arrestuar në Islandë

179
Sigal

Shqiptari i dyshuar për vrasjen e Armando Beqirit në Islandë ka mohuar akuzën. I arrestuari rreth 40-vjeç, sipas medieve në Reikjavik ka deklaruar në dëshminë e tij para hetuesve se nuk është i përfshirë në ngjarjen e së shtunës së kaluar. “Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen” ka deklaruar ai, shkruajnë mediat islandeze.

Por kush e vrau shqiptarin? Sipas medieve, ekzistojnë dy pista.

“E para mund të jetë një vrasje e urdhëruar, e dyta nëse mund të ketë pasur ndonjë armiqësi mes dy personave” .

Autoritetet islandeze vijojnë hetimet, ndërsa një provë kyçe pritet që të jetë edhe telefoni i viktimës, teksa pritet që të “zbërthehet” për të analizuar komunikimet që ka pasur. Deri tani janë arrestuar 10 persona nga 7 shtete, autori kryesor si i dyshuar për vrasjen është shqiptar.

Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të shtëpisë. Ai ishte një nga pronarët e një kompanie sigurie private, ndërsa la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur.

Shqiptari që kishte disa vite në Islandë, sipas medieve bazuar te informacionet nga policia nuk kishte konflikte.