Itali/ Gjen një biletë ‘Gërvisht dhe fito’ fituese në plehra, fiton 100 mijë euro

544
Sigal

Kush banon në zonë, e njeh si të apasionuar të lojës ‘Gërvisht dhe fito’. Kush e di sa kishte blerë deri tani dhe kurrë nuk kishte fituar.

Por, kësaj radhe, një peshkatar 50 vjeçar nga Mola e Barit në Itali, pati shumë fat.
Duke kontrolluar mes mbeturinave në kërkim të biletave të hedhura nga lojtarët e tjerë, gjë që ishte mësuar ta bënte, burri gjeti një biletë fituese, duke fituar kështu 100 mijë euro.

Burri, sipas asaj që shkruan “Gazzetta del Mezzogiorno”, kur ish-peshkatari kontrolloi numrat e biletës së hedhur në plehra nga dikush tjetër, vuri re se ishte një numër që përsëritej.

Lidhur me atë numër, ishe një shpërblim domethënëse: jo më pak se 100 mijë euro.
Një shumë që do bënte të lumtur këdo, sidomos ish-peshkatarin i cili, sipas asaj që shkruante gazeta, kishte mbetur pa punë.